Zëvendëskryeministrja e parë e Ukrainës ka pohuar se ushtarët rusë përdhunuan një vajzë 5-vjeçare dhe një grua ukrainase 76-vjeçare.
Yulia Svyrydenko tha për Sky News se ka dëgjuar rrëfime të ndryshme të vajzave dhe grave ukrainase që kanë qenë subjekt i dhunës seksuale gjatë luftës.
“Eshte e tmerrshme”, tha Svyrydenko kur u pyet si ishin trajtuar gratë nga ushtarët rusë.
“Ne diskutuam histori të grave dhe fëmijëve që u përdhunuan. Më e vogla ishte një vajzë pesëvjeçare dhe gruaja më e madhe ishte 76 vjeç. Dhe këto janë histori të tmerrshme dhe bota duhet të dijë për to dhe duhet të përgjigjet. Unë jam këtu për të theksuar domosdoshmërinë e sanksioneve ndaj Rusisë dhe për të vazhduar furnizmin me armë që ne ta përfundojmë këtë luftë me fitore”, tha ajo.
“Njerëzit tanë po vuajnë shumë, gra dhe fëmijë. E gjithë bota po përgatitet për Krishtlindje dhe Ukraina po përgatitet për më shumë bombardime dhe raketa në rrjetin tonë elektrik”, shtoi ajo.
Svyrydenko i ka kërkuar Perëndimit të vendosë më shumë sanksione ndaj Rusisë, transmeton abcnews.al.
Komentet e saj vijnë një ditë pasi Zonja e Parë Olena Zelenska akuzoi forcat ruse për përdorimin e përdhunimit si një armë lufte në vendin e saj. Ajo gjithashtu pretendoi se gratë e ushtarakëve rusë i inkurajuan ata të përdhunonin gratë ukrainase.
/abcnews.al