Historike, dinastia “Maldini” vijon rrugëtimin kuqezi

schedule23:36 - 22 Nëntor, 2019

schedule 23:36 - 22 Nëntor, 2019

Cezare Maldini, Paolo Maldini dhe tani radha e Daniel Maldini. Një familje e lidhur me Milanin dhe që ka dhënë shumë për këtë fanellë. Disa ditë më parë drejtuesit kuqezi vendosën që t’i rinovonin kontratën deri në vitin 2023. Me Paolon që është pjesë e kuqezinjve, kjo ishte diçka e pritshme.

Daniele ka marrë sot një lajm tjetër të mirë, pasi trajneri Stafano Pioli e ka përfshirë në listën e 23 futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen kundër Napolit, që kuqezinjtë e luajnë nesër prej orës 18:00 në stadiumin “San Siro”.

Mungesat e Borinit dhe Calhanoglu i kanë hapur rrugë trekuartistit të datëlindjes 2001, i cili spikat me ekipin e të rinjve dhe shquhet për ekzekutimet e goditjeve të dënimit. Sigurisht për të debutuar nesër do të jetë e vështirë, nisur edhe nga kundërshtari që Milani ka përballë. Por ku i dihet. Epoka e një tjetër Maldini ka nisur te Milani. /abcnews.al