Historiania Ledia Dushku: Identifikimi i flamurit të pavarësisë, i pamundur

schedule17:12 - 26 Nëntor, 2021

schedule 17:12 - 26 Nëntor, 2021

Jemi ndër shtet e pakta në botë, që nuk ka aktin origjinal të shpalljes së pavarësisë, as çastin historik fiksuar në një foto, gjithashtu as flamurin që u valvit në godinën historike që shënoi ditën e lirisë.

Studiuesja  dhe historiania Ledia Dushku prej vitesh është marrë me kërkimin e flamurit, ajo thotë se enigma ende vazhdon.

Historia , sipas Dushkut është gjithnjë në proces , por ajo pranon se edhe nga dokumentet e faktet e  reja tashmë është e vërtetueshme se elita politike deri në atë çast ishte e përçarë. Ndërsa festa e Çlirimit ,sipas saj nuk ka më dilema mes historianëve që është me 29 nëntor.

Ndërsa në Hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar u çelë ekspozita me titull: “Drejt Pavarësisë”, e cila përmban ecurinë e ngjarjeve drejt pavarësisë së Shqipërisë, përmes fotove të shtypit të kohës  si edhe artefakte të firmëtarëve që ruhen në muze. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!