Shkrimtari Besnik Mustafaj, prezanton librin e tij të ri 3 , novele “Historia si një mushkë”.
Ai tregon edhe emocionin më të fuqishëm gjatë gjithë procesit krijues deri sa del libri për lexuesit.
“Momentin më emocional e kam kur marr për herë të parë librin në dorë, pasi është dalë nga shtypshkronja. Unë e mora librin nga shtypshkronja dhe jam i prekur si edhe i emocionuar”, shprehet ai.
Veçantia e këtij libri sipas shkrimtarit qëndron jo vetëm se ai rikthehet tek zhanri i novelës pas shume vitesh, por edhe vazhdimësia për të kuptuar rolin e individit në historinë shqiptare, e në këtë rast ai hulumton mbi origjinën e dhunës tek shqiptarët.
“Në gjithë prozën time kam një përpjekje për të kuptuar rolin e historisë në jetën e individit shqiptar dhe sa kjo histori e ka përcaktuar individin shqiptar në temperamentin apo dramën e tij. Qasja ime për të kuptuar përmes imagjinatës se nga na vjen ne shqiptarëve një prirje dhune autodestruktive. Jam përpjekur ta vendos në kontekst që edhe lexuesi të ndjehet i kënaqur”, tha Mustafaj.
Librin e ri e prezantoi në ambientet e Kalasë së Tiranës, ku ftoi lexuesin që ta lexonin dhe në fund ai është i bindur se ato do t’i japin te drejte se ka bërë mirë që ka lënë politikën , për të shkruar libra të tjerë./abcnews.al/