Historia e trishtë nga Azebajxhani: Raketa armene u goditi shtëpinë, dy fëmijë mbeten jetimë

schedule14:57 - 15 Tetor, 2020

schedule 14:57 - 15 Tetor, 2020

Të dielën, rreth orës 02:00 të mëngjesit, banorët e Ganja, qyteti i Azerbajxhanit shumë pranë Nagorno-Karabak, u zgjuan nga zhurma e një shpërthimi.

Fqinjët në pjesën veriore të qytetit i thirrën njëri-tjetrit për ndihmë, të frikësuar nga zhurmat e ndërtesave të shkatërruara dhe betonit që thyhej.

Prindërit e mi ishin në gjumë dhe unë po shikoja një film kur dëgjova zhurmën e një përplasjeje të madhe,” tha 16-vjeçarja Sevil Aliyeva për Al Jazeera.

Muret, copa të mëdha guri ranë mbi mua. Nuk kishte asnjë zë nga nëna ime. Babai im filloi të më thërriste. Pastaj zëri i tij u ndal gjithashtu ”, tregon e mitura.

Sevil dhe vëllai i saj, Huseyn tetë vjeçar, tani janë jetimë, prindërit e tyre Anar dhe Nurchin ishin rreth të tridhjetave, përcjell abcnews.al.

Para se të varroseshin, miqtë dhe të afërmit e çiftit u lutën mbi trupat e tyre. Arkivolët e tyre të thjeshtë ishin të mbuluar me flamurin azer dhe disa trëndafila.

Autoritetet azere thonë se Armenia lëshoi ​​një raketë balistike në drejtim të qytetit Ganja, një pretendim që Jerevani e mohon, përcjell abcnews.al.

Ganja, në të cilon jetojnë gjysmë milion njerëz është rreth 97 kilometra nga vijat e frontit të konfliktit të Nagorno-Karabakut dhe 241 km nga kufiri armen.

Sulmi të dielën erdhi disa orë pasi vendet ndërluftuese bënë marrëveshjen e tyre të parë diplomatike që kur filluan luftimet për rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut në 27 shtator.

Avaz Hasanov, ekspert i konfliktit dhe kryetar i Unionit Publik të Kërkimeve Humanitare të Baku, beson se Armenia e bombardoi Ganja sepse ka humbur rajone përgjatë vijës së frontit.

Më shumë se 10 ndërtesa u dëmtuan. Pas sulmit, banorët u kthyen në vendin e ngjarjes. Rrënojat zëvendësuan ndërtesën në të cilën kishin jetuar, vetëm disa ditë më parë. g.v/abcnews.al