Historia e shqiptarit “hero”, në karantinë me të sëmurët me Covid 19

schedule08:26 - 12 Mars, 2020

schedule 08:26 - 12 Mars, 2020

Shqiptari, Alber Baca i lindur dhe i rritur në Itali në një lidhje me “Abc e mëngjesit”  ka folur për panikun e shkaktuar nga koronavirusi.  Vullnetar i kryqit të bardhë, ai ka treguar momentin e parë të panikut skaktuar nga virusi. Ai shprehet se ka jetuar me frikën se i rrezikohej jeta dhe sërish i ka shërbyer të moshuarve.

Ai theksoi se 14 ditë është momenti që mund të shfaqen simptomat e koronavirusit, ka persona që nga imuniteti i lartë dhe mund të mos e kuptojnë dhe në këtë mënyrë duke mos e kuptuar ia transmeton dikujt tjetër.

Nga mosha 23 deri në 30-vjeç ka persona që janë në karantinë.

Gjithashtu ai theksoi se të moshurit e kanë vështirë të qëndrojnë brënda.

Nëse do të kishin respektuar rregullat e karantinës mund të kishin rezultuar negativ. Në Itali situata u përkeqësua edhe për shkak të neglizhencës, nuk u zbatuan rregullat e vendosuara nga ekspertët.

Më tej ai tregoi se funksioni i Kruqit të Bardhë është të jetë në shërbim të qytetarëve për ti dërguar në spital në çfarëdolloj urgjence.

Ndërkohë për të marrë përgjigjen e tamponit ai theksoi se duhet të presësh rreth 72 orë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!