Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi Sirinë dhe Turqinë, duke shkaktuar më shumë se 50,000 të vdekur dhe duke shkatërruar qytete të tëra. Shumë nuk ia dolën të gjallë nga ndërtesat që u shkatërruan por përmes rrënojave, një foshnjë arriti të dilte e gjallë, vetëm disa orë pasi kishte lindur.
Historia e Afras së vogël bëri bujë botërore. Në rrënojat e shtëpisë së saj, nëna fatkeqe e vajzës kishte arritur ta sillte në jetë. Fatkeqësisht, sapo lindi fëmijën, gruaja humbi jetën ndërsa shpëtimtarët arritën ta nxjerrin të gjallë foshnjën nga rrënojat e shtëpisë së tyre, e cila kishte ende kordonin e kërthizës.
6 muaj pas kësaj ngjarje tragjike, vajza e vogël jeton e lumtur me dajat e saj. Në pamjet e siguruara nga ERT, foshnja shihet pranë dajës. Foshnja tani është e shëndetshme dhe e buzëqeshur.
Siç ka deklaruar vetë ai për agjencitë e huaja dhe sipas asaj që transmeton ERT, në fillim ai dhe familja e tij dhe së bashku me Afraan jetonin në një çadër për shkak të tërmetit. Ai vetë ishte në një gjendje shumë të vështirë financiare.
Tani, ai ka marrë një shtëpi me qira por nuk është i sigurt nëse do të jetë në gjendje ta përballojë atë.
/abcnews.al