Historia e “grevave” te Vllaznia, Agim Canaj zbulon prapaskenat

schedule15:55 - 2 Qershor, 2020

schedule 15:55 - 2 Qershor, 2020

Agim Canaj, trajneri i mirënjohur që vjet drejtoi Vllazninë, flet mbi një problematikë që në kampin shkodran vijon të përsëritet prej vitesh. Gjithçka lidhet me financat dhe me buxhetin, që duhet të kalojë burokraci të ndryshme për t’u miratuar dhe më pas për t’i kaluar klubit dhe lojtarëve.

Ai ka zbuluar edhe një prapaskenë të asaj që kishte ndodhur një vit më parë. “Të them të drejtën është një problem që pak a shumë e njoh, pasi e kam drejtuar tre herë, një herë me privat dhe pastaj me bashki. Buxheti është gjithmonë problem. Edhe vjet ishte e njëjta histori, kishin katër muaj pa paga.

Donin të hynin në greva të tilla, me marrëveshje. Tentova shumë herë, por kjo nuk doli në media për shkak se ishte një periudhë më e stabilizuar. E kam në kuptimin sportiv. Tani, pas pandemisë ishte një problem i madh, pasi atje është kjo situatë që është. Këto probleme kanë qenë dhe nuk e di pse nuk po zgjidhet. Lekët janë në letër, por jo në xhepat e lojtarëve.

Kjo sjell një farë frike te lojtarët, që e humbin besimin. Lika, për shembull, ka qenë edhe vjet kapiten. Është ai që bën ndërlidhjen e lojtarëve me presidenten Voltana Ademi. Unë, duke qenë trajner, si çdo tjetër, nuk doja ta humbja stërvitjen. Tetë vite ndodh e njëjta gjë dhe nuk është problem”, tha Canaj, gjatë emisionit “Pressing” në ABC Neës. /abcnews.al