Kryeministri Edi Rama në një status në rrjetin social “Facebook” shkruan se platforma e-albania do të vazhdojë t’i shërbejë qytetarëve shqiptarë.
“E-Albania një nga historitë domethënëse të suksesit për vitin që lamë pas, do të vazhdojë këtë vit me lehtësimin e mëtejshëm të shërbimeve të shtetit ndaj çdo qytetari, në Shqipëri dhe anekënd botës”, shkruan Rama duke shtuar se mijëra shërbime të zvarritura ndër vite sot realizohen sipas tij në kohë rekord në platformën e-albania.

/abcnews.al/


