Gjykata e Tiranës ka hequr masen e pezullimit nga detyra ndaj kreut te Agjensise se Mbikqyrjes Policore Florjan Sulejmani.
Me kërkesë të prokurorit Valentin Preçi, gjyqtarja Armela Hasantari vendosi të heqë masën e pezullimit, të caktuar nga gjykata e Beratit për Sulejmanin me dyshimin se ka transferuar 2 oficerë të policisë gjyqësore në kundërshti me ligjin.
Tashme hetimet ndaj kreut të AMP do të vijojnë për akuzën e shpërdorimit të detyrës, por pa asnjë masë sigurie./abcnews.al


