Hiqen nga Facebook 1.9 milionë postime lidhur me ISIS e Al Kaedën

schedule14:11 - 24 Prill, 2018

schedule 14:11 - 24 Prill, 2018

1.9 milionë postime që kanë pasur lidhje me ISIS dhe Al Kaedën janë fshirë nga Facebook në një fushatë të re kundër terrorizmit në rrjetin social më të përdorur në botë. Gjithashtu është njoftuar se Facebook ka rritur sigurinë pas skandalit me të dhënat e përdoruesve.

Në 3 mujorin e parë të 2018, Facebook ka zbuluar 1.9 milionë postime me përmbajtje që lidhen me ISIS dhe Al Kaedën. Kjo është një shifër e dyfishuar me 3 mujorin e vitit të kaluar. Ashtu siç ka shpjeguar dhe vetë kompania me anë të një deklarate, pjesa më e madhe e publikimeve janë hequr nga rrjeti social, ndërsa të tjerët janë sinjalizuar me një paralajmërim.

Në sajë të një shtyse të re, pas çështjes shumë të përfolur me Cambridge Analytica, Facebook për herë të parë kë bërë të ditur përkufizimin e saj të terrorizmit: “Çfarëdo lloj organizate joqeveritare që merret me akte dhune të paramenduara kundër personave apo pronës për të frikësuar popullsinë, një qeveri apo një organizatë ndërkombëtare me qëllim që të arrijë një objektiv politik, fetar apo ideologjik”.

Të paktën kështu lexohet në deklaratën e firmosur nga Monika Bickert, zëvendëspresidente e menaxhimit të politikave globale të Facebook dhe nga Brian Fishman, shef i politikave kundër terrorizmit. Gjithashtë në deklaratë nënvizohet se rrjeti social ka rritur nivelin e sigurisë si dhe ka bërë të mundur që publikimet e natyrës terroriste të evidentohen shumë shpejt. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!