Hiqen kufizimet, të sigurtë me kroçera? Propozimet drejt BE-së, befasime për udhëtimet në Shqipëri

schedule17:44 - 16 Qershor, 2021

schedule 17:44 - 16 Qershor, 2021

Këtë të mërkurë në programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi ishin të ftuar dy eksperte turizmi, marrë spunto nga vendimi i fundit për heqjen e kufizimeve turistike drejt BE.

Deli Muçollari dhe Riges Beqiri në programin e pasdites biseduan në lidhje me destinacionet ‘on top’ që do të kemi këtë verë. Delinda tregoi se rregullat strikte nuk e trembin aspak, por i japin siguri në udhëtime. Kroçerat janë menduar si një flluskë e sigurt për të gjithë udhëtarët.

Kompanitë e Kroçerave po përpiqen që t’i trajtojnë turistët si një flluskë të sigurt brenda saj ku do të testohen për covid dhe do ruhen në daljet e tyre në porte”, nënvizoi Muçollari.

Ka një perceptim që është shumë i shtrenjtë udhetimi me kroçere, por si është e vërteta? “Ashtu si edhe hotelet që kanë disa yje, edhe kroçeret janë të niveleve të ndryshme. Në Mesdhe një kroçer 7 ditore që është standardi i kohës, varion nga 400 euro/person deri në 1000 euro/person”, tha Deli.

Kjo e fundit sugjeroi edhe 5 vendet që pritet të jenë më të vizituarat këtë verë: Malta, Fjordet Norvegjeze, Ishujt Balearike- Ibiza, Palma De Mallorca, Ishujt Kanarie e Ishujt grekë.  Nga ana tjetër bisedës iu bashkua edhe Rigesi i cili surprizoi me sugjerimet brenda Shqipërise, duke veçuar Bulqizën.

“Të gjithë e lidhin Bulqizqë me minierën, por faktikisht ka munguar vetëm promovimi për zonën e Bulqizës. Bulqiza ka një natyrë jashtëzakonisht të bukur dhe është shumë i këndshëm për turizmin në fundjavë”, theksoi Rigesi.

Ndër të tjera ai sugjeroi dy pika shumë interesante për tu vizituar si liqenet e Dhoksit dhe Shkëmbi i Kullës së Skënderbeut, ndërkohë që ushqimi tradicional dhe shumë i mirë i zonës janë jufkat me pulë. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!