Himara pa turistë, bizneset: Shpresojmë tek turistët vendas

schedule15:01 - 23 Maj, 2020

schedule 15:01 - 23 Maj, 2020

Himara ka qenë përherë një nga destinacionet më të kërkuara turistike qoftë nga pushuesit vendas, ashtu edhe nga të huaj.

Prej dy javësh bizneset kanë hapur dyert, por lëvizjet e turistëve janë shumë të pakta.

Muajt e izolimit nga pandemia, por dhe mbyllja e kufijve i dhanë bizneseve, kryesisht në zonat bregdetare, një goditje të fortë ekonomike.

Në Himarë, shpresat janë tek turistët vendas.

Përgatitjet për fillimin e sezonit turistik kanë nisur edhe nga bashkia e Himarës, sipas të gjitha rregullave të vendosura.

Në një intervistë për ABC News kryetari i bashkisë Jorgo Goro shpreson se lehtësimi i masave nga qeveria të minimizojë dëmet e shkaktuar nga nisja me vonesë e sezonit si pasojë e koronavirusit.

“Nuk është vendosur akoma si do të menaxhohet plazhi, jemi në diskutim me ministrinë e turzimit, do të ketë një mirëkuptim edhe nga qeveria e bizneset që plazhet te menzhohet privat duke i dhënë më  hapsirave publike dhe mundësinë e distancimit, kjo çështje na lind ne si detyrë që bashkitë te kënë më shumë ose të bëjë propagandë më të madhe ndaj qyetarëve të cilat frekuentojnë plazhe të pastra”, tha ai.

Në lidhje me liritë që do tu ofrohen bizneseve në këtë vijë bregdetare, kryetari i bashkisë sqaron se:

“Kemi kaluar një paketë lehtësimesh në pril, tani është paketa  e dytë. Kjo ka të bëjë me kufizimin e pagesës së hapësirës publike që do të ulen në kohë, dhe kjo e kufizuar në kohë do fillojmë nga 1 qershori ose 15, kjo dhe për t’iu dhënë mundësi aty të shfrytëzojnë këto mundësi lehtësime dhe taksa të bashkisë, për të mbajtur punonjësit në punë deh ata të kenë mundësi të mbijetojnë, se sado ne si bashki të ulim taksat. Ne si bashki kemi taksa shumë të ulëta në krahasim me detyrimet që i lindin bashkisë ndaj këtyre bizneseve për pastrimin, për ndriçimin, gjelbërimin dhe për të mbajtur hapësirat në dispozicion të tyre”.

Sipas Goros problemi kryesor janë të punësuarit në këtë sektor që tashmë përballen me vështirësi të shumta.

Bashkia Himarë ka nën administrim, një pjesë të mirë të rivierës në jug të vendit, si Dhërmi, Jalë, Qeparo, Borsh edhe Lukovë./abcnews.al