Hijet e misterit të atentatit me 6 versione, kushëriri bie brenda me “këmbët e veta”: Ndalo dhe prit

schedule13:49 - 4 Janar, 2022

schedule 13:49 - 4 Janar, 2022

Atentati kundër Vinçens Pirolit mbrëmjen e djeshme në Shkodër është i mbuluar nga misteri. E ndërsa po bëhen gati 24 orë ende nuk ka asnjë të arrestuar, por vetëm një të shoqëruar, që është kushëriri i 34-vjeçarit nga Sanxhaku i Kurbinit.

Lexo edhe: Policia kthehet për të mbledhur prova te ura e Bahçallëkut

Mark Nika pritej që të hidhte më shumë dritë mbi ngjarjen, por në fakt ka bërë të kundërtën, duke e bërë më shumë misterioze. Deri tani, Piroli dhe kushëriri i tij kanë dhënë gjashtë versione të ndryshme për atentatin.

Dëshmia e kushëririt

Gazetari i “ABC” në Shkodër Simon Shkreli mëson nga grupi hetimor se kushëriri i Pirolit, Mark Nika nga Mamurrasi ka dhënë pesë versione lidhur me atentatin. Fillimisht ai ka thënë se ngjarja ndodhi te ura re e Bunës, më pas e ka ndryshuar duke thënë se ishin te ura e vjetër kur u qëllua 34-vjeçari.

Sërish e ka ndryshuar version duke thënë se Piroli u qëllua te ura e Bahçallëkut. Versioni i katërt ishte se atentati u regjistrua në kufi me Lezhën dhe në fund është rikthyer edhe njëherë duke përmendur urën e Bahçallëkut.

Si ndodhi atentati?

Mark Nika është shprehur se sipas tij, Piroli që ka qenë në makinën e tij i ka thënë “ndalo këtu dhe më prit se dua të takoj një person. Pas disa minutash erdhi i plagosur” tha thënë ai. Kushëriri me versionin që ka treguar mohon që të ketë parë atentatorët që qëlluan 34-vjeçarin duke deklaruar se 34-vjeçari u kthye në makinë i plagosur. Nëse qëndrojmë te versioni i kushëririt, nuk dihet nëse “sqarimi” mes Pirolit dhe personave që e plagosën shkoi keq, apo ishte kurth?

Përse e dërgoi në spitalin e Lezhës?

Pas atentatit, Nika e mori kushëririn e tij dhe e dërgoi në spitalin e Lezhës. Por përse jo në Shkodër, ku spitali ishte më afër për t’i dhënë ndihmë sa më shpejt Pirolit që kishte marrë dy plumba? Vetë i plagosuri tha se “erdha në Lezhë sepse nuk ndihesha i sigurt në Shkodër”. Por çfarë thotë kushëriri i tij? Mark Nika jep një tjetër version. Ai tha se Pirolin e dërgoi në spitalin e Lezhës sepse “ashtu ma mori mendja”.

Kontradiktat

E ndërsa autorët ende janë në arrati, një gjë është e sigurt që i plagosuri dhe kushëriri i tij janë duke e fshehur të vërtetën e atentatit. Pesë versionet për vendin ku ndodhi ngjarja e “zhysin” kushëririn e Pirolit, ndërsa pikëpyetje të forta ngrihen edhe për dërgimin në spitalin e Lezhës. Dy kushërinjtë nuk janë në një qëndrim se përse nuk shkuan në Shkodër, por në Lezhë? Piroli dha argumentin e sigurisë, ndërsa Nika u shpreh se “ashtu ma mori mendja”.

Plagët dhe vrasja

34-vjeçari Vinçens Piroli ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar, ku sot i është komunikuar masa e ndalimit. Përpos hetimit për ngjarjen ku mbeti i plagosur, për Pirolin ka një urdhër arresti nga Mali i Zi për vrasje, por Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi me fqinjin verior.

db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!