Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hidhet sot shorti i Kupës së Shqipërisë, çfarë duhet të dini

schedule08:15 - 24 Shkurt, 2021

schedule 08:15 - 24 Shkurt, 2021

Hidhet sot në orën 11:00 në stadiumin “Air Albania” shorti i fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Skuadrat që mundën të kalojnë në këtë fazë janë: Korabi, Laçi, Teuta, Dinamo, Kukësi, Skënderbeu, Partizani dhe Vllaznia.

Shorti do të jetë i lirë dhe gjysmëfinalistët do përcaktohen në një ndeshje kokë më kokë dhe jo nga dy, si në sezonet e shkuara. Katër sfidat çerekfinale, që do përcaktojë shorti i sotëm do të luhen më 17 mars.

Favoritë për të kaluar më tej janë Teuta, Vllaznia, Laçi e Partizani, por mbetet për tu parë sepse mund të kemi një finale të parakohshme edhe në këtë fazë. Ndërkohë, surpriza ishte Korabi, që mundi kampionët në fuqi, Tiranën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!