Federata Shqiptare e Futbollit hodhi në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” shortin për edicionin e ri të Kampionatit Kombëtar të Futbollit të Vajzave 2024-2025 që është programuar të nisë më 28 shtator.
10 klubet shqiptare të vajzave kanë mësuar nga goglat kundërshtarët e tyre për 18 javët e këtij edicioni, teksa që në javën e parë premtohen emocione. Në këtë edicion të ri të kampionatit të vajzave nuk do të jetë pjesë Skënderbeu, teksa risi është pjesëmarrja për herë të parë e skuadrës së Egnatias.
Edhe në këtë edicion, kampionati kombëtar i vajzave përbëhet nga 10 skuadra dhe do të zhvillohet i ndarë në dy faza, me çdo skuadër që do të luajë në total 18 ndeshje.
Java e parë e kampionatit të vajzave, 28 shtator 2024:
Apolonia – Partizani
Teuta – Laçi
Egnatia – Vllaznia
Kinostudio – Tirana
Gramshi – Lushnja
Sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, kampionati i futbollit të vajzave do të ngrejë siparin të shtunën e 28 shtatorit dhe kampionati i rregullt do të përfundojë më datë 26 prill të vitit 2025. Ndërsa faza “Final Four” do të luhet në periudhën 4 – 18 maj 2025. Në kampionatin e vajzave këtë edicion marrin pjesë këto skuadra: Apolonia, Partizani, Teuta, Laçi, Egnatia, Vllaznia, Kinostudio, Tirana, Gramshi, Lushnja. /FSHF
Kalendari i plotë me të gjitha sfidat:
Kampionati i vajzave, kalendari i edicionit futbollistik 2024-2025