Bayern e nis me një ndeshje të fortë sezonin e ri të Bundesligës. Kampionët luajnë në shtëpi ndaj Hertës së Berlinit, ndërsa Dortmundi sfidon Augsburgun.
Merr jetë edhe edicioni 2019-2020 për Bundesligën gjermane, pasi ditën e sotme është hedhur edhe shorti për kampionatin e ri. Këtë vit kampionati gjerman do të nisë të premten e 16 Gushtit.
Pas hedhjes së shortit është përcaktuar ndeshja hapëse, e cila do të jetë ajo ndërmjet Bayern Munchen dhe Hertha Berlin. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e bavarezëve, “Allianz Arena”.
Gjithashtu një short i lehtë edhe për Borusia Dortmund, të cilët do të presin në “Signal Iduna Park” Augsburgun. Vlen të theksohet se Verder Bremeni, ku aktivizohet ylli i Kosovës, Milot Rashica, do të presë debutuesit e Fortuna Dusldorf.
Union Berlin, që merr pjesë për herë të parë në histori në Bundesligë, do ta nisë në shtëpi, ndaj RB Leipzig. Der Klassiker, mes Dortmund e Bayern, do të zhvillohet fillimisht në Bavari në mesin e Nëntorit.
Përballjet e tjera në javën e parë do të jenë: Bayern Leverkusen-Paderborn, Uolfsburg-Këln, Eintraht Frankfurt-Hofeneim, Freiburg-Mainz, Union Berlin-Leipzig. Dhe ndeshja më e bukur e javës së parë është ajo mes Borusia Moshengladbah dhe Shalke 04./ABC News Albania 24/7