Pas refuzimit të Presidentit Ilir Meta në Kryesinë e Kuvendit është hedhur shorti për plotësimin e stafit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.Kërkesa e deputetit të Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi për t’u tërhequr pasi është antikushtetues sipas tij nuk u mor parasysh nga kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi.
Ndërsa goglat bëheshin gati për të zgjedhur 9 anëtarët e Këshillit të emërimeve në drejtësi, deputeti I Partisë Demokratie Oerd Bylykbashi I kërkoi kryeparlamentarit Gramoz Ruci të tërhiqej nga ky vendim.
Presidenti thotë se ka vakum ligjor dhe dispozitat tranzitore kane mbyllur efektin e tyre. Kandidatët filtrohen nga 3 organe Kushtetuese, Gjykata Kushtetuese, KLGJ e KLP, të cilat nuk janë ngritur ende. Qëllimi është kapja e sistemit të drejtësisë nga mazhoranca. Tërhiquni nga ky short sot dhe plotësoni vakumin ligjor për funksionimin e KLGJ e KLP.
I qetë shprehet Kryetari i kuvendit Gramoz Ruci për këtë vendim të cilin tha se mori pas konsultimeve me dy organizma të rëndësishëm.
Letrën e presidentit për shortin e kam konsultuar me ekspertet ligjore te kuvendit, EURALIUS, OPDAT. Sot është rendi qe hidhet shorti. Për shortin e KED Gjykata Kushtetuese ka sjelle dy kandidatura. Për këtë nuk mund te hidhen shorti pasi janë vetëm dy kandidate për dy poste dhe dy kandidaturat vlerësohen automatikisht te zgjedhur. Bëhet fjalë për Bashkim Dedja dhe Vitore Tusha.
Dhe kështu u bë.
Bashkim Dedja e Vitore Tusha u zgjodhën nga Gjykata Kushtetuese.Ardian Dvorani nga Gjykata e Lartë, ndërsa anëtar zëvendësues Medi Bici; Arta Marku nga Prokuroria e Përgjithshme, pa anëtar zëvendësues; Fationa Memçaj nga prokuroritë e Apelit, pa anëtar zëvendësues; Fatri Islamaj dhe Margarita Buhali nga gjykatat e Apelit dhe anëtar zëvendësues është Gurali Braimllari; Eriol Roshi nga gjykatat administrative, me anëtar zëvendësues Klodiana Veizi Memën.
Ky është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Rradhën e ka plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese që sot është jashtë funksionit. /abcnews.al