Hidhet në erë dyqani i 58-vjeçarit në Durrës, i vendoset eksploziv

schedule07:22 - 19 Qershor, 2022

schedule 07:22 - 19 Qershor, 2022

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para në një biznesi në Durrës.

Sipas policisë,  në fasadën e dyqanit të Shaban Agës, 58 vjeç, dyshohet se shtetasi D.K, 31 vjec, banues në Burrel, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë hedhur një sasi të vogël lëndë plasëse.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

Lexo edhe: Tritoli në Durrës, pronari për Abc: Dy herë më kanë hedhur benzinë, dy herë kanë gjuajtur me armë, do marr masa

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:10 të mëngjesit në lagjen 17/1 rruga “Shenjtoret”.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm mes 58-vjeçarit Aga  dhe D.K.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për dokumentimin ligjor të autorësisë së kësaj ngjarjeje./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!