Hidhen themelet për 522 shtëpitë në Laç, Erdogan: Po i ndërtojmë për vëllezërit shqiptarë

schedule12:14 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 12:14 - 23 Dhjetor, 2020

Sot nisën në Laç punimet për ndërtimin e 522 shtëpive nga qeveria turke për shqiptarët që humbën banesat nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të vitit të kaluar. Në ceremoninë ku mori pjesë kryeministri Edi Rama, Presidenti Erdogan përmes një video mesazhi u shpreh se Turqia po i ndërton shtëpitë për vëllezërit shqiptarë.

Ju përshëndes me ndjenjat më të përzemërta. Përmes jush përshëndes përzemërsisht Shqipërinë dhe vëllezërit shqiptarë. Shqipëria është miku dhe partneri i afërt i Turqisë në Ballkan. Ne shohim gëzimin e popullit shqiptar si gëzimin tonë dhe pikëllimin e popullit shqiptar si pikëllimin tonë.

Pas tërmeteve që ndodhën në Shqipëri në 21 shtator dhe 26 nëntor i mobilizuam menjëherë mundësitë tona. Pas tërmetit të shtatorit ne kemi dërguar 4 maune me ndihma humanitare, po ashtu pas katastrofës në nëntor morëm vendim për të ndërtuar shtëpi për vëllezërit shqiptarë.

Lexo edhe: Rama: I japim fund përmbytjes së Laçit

Në korrik nënshkruam memorandumin dhe sot po hedhim themelet për këto banesa për vëllezërit tanë shqiptarë. Projekti përfshin 522 banesa dhe do të kushtojë 42 milionë euro të jetë i dobishëm dhe i hajrit. Shtëpitë do të shërbejnë si shenjë e re e miqësisë mes Shqipërisë dhe Turqisë. Shpresoj që fazën e parë ta përfundojmë sa më shpejt dhe t’ua dorëzojmë vëllezërve tanë shqiptarë.

Lexo edhe: Majlinda Cara: Miku i mirë në kohë të vështirë

Shpresoj mëshirën e Zotit për vëllezërit shqiptarë që humbën jetën. E lus Zotin të na mbrojë nga të gjitha llojet e fatkeqësive dhe sëmundjeve ngjitëse. E ndoqa fjalën që mbajti kryeministri Edi Rama dhe personalisht dua ta falenderoj për kontributin që ka dhënë dhe kam bindjen që brenda një kohe sa më të shkurtër këto pasoja të fatkeqësisë do t’i kalojmë sa më shpejt.

Lexo edhe: Ahmetaj: Laçi do të vendosë një standard të ri jetese

Uroj që shtëpitë e ndërtuara për banorët e Laçit të jenë të dobishme dhe të hajrit. Uroj që të jetoni në paqe dhe shëndet në këto shtëpi dhe ju uroj vitin e ri që po afron, ju përshëndes, ju uroj shëndet” tha ai./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!