Hetimi për inceneratorët, Tabaku: SPAK ka prova, pse s’lëviz? Bllokimi i komisionit, mburojë politike

schedule13:44 - 21 Janar, 2022

schedule 13:44 - 21 Janar, 2022

Komisioni Hetimor për inceneratorët është futur në një ngërç, pasi edhe mbledhja e parë për këtë vit nuk solli asnjë avancim në marrëdhënien midis PS- së dhe PD-së. Nënkryetarja e PD Jorida Tabaku e ftuar në Abc Live ka deklaruar komisioni është bllokuar me qëllim sipas saj nga PS për të mos nxjerrë provat. SPAK sipas saj i ka provat, madje nëse bëhen publike dhe në komision do të ketë një shtysë më shumë për të vijuar hetimet.

“Hetimi është bllokuar përfundimisht. Jemi përpjekur që së pari të kemi një dakordësi për funksionimin e komisionit. Bllokimin kryesor e kemi marrë nga koncensionari.  Pas arrestimit të Lefter Kokës ne kemi hasur pengesë edhe për mbledhjen e komisionit. Unë e kuptoj që kjo është aferë që s’i intereson maxhorancës që ta hetojmë, pavarësisht kësaj në planin që kemi për të zbatuar do jetë marrja e të gjithë informacioneve dhe bërja publike. Nesër do fillojmë me inceneratorin e Tiranës, dhe çdo informacion shtesë do i shkojë SPAK. Nga evidentimi i këtyre fakteve mund ta ketë më të lehtë për të hetuar. Kjo thjesht do ta vendosë SPAK para një përgjegjësie se provat janë këtu dhe përse nuk lëviz?

Sot është para drejtësisë Koka i cili është pa pushtet s’ka mandat deputeti, hoqi dorë nga mandati. Nuk dua të them as që kam besim dhe as që nuk kam besim te drejtësia. Bllokimi i komisionit është mburojë politike për të mos bërë publike faktet. Detyra jonë është ta çojmë deri në fund, t’i vendosim para drejtësisë faktet dhe pastaj drejtësia të veprojë. Dua t’u kujtoj qytetarëve se sot mund të duket e jashtëzakonshme por kur kam folur për herë të parë për koncensionet njerëzit kanë thënë sa herë janë shkelur procedurat, e sespe shkelen dhe pak s’ka gjë. Nëse i shkohet deri në fund zinxhiri i përgjegjësive është deri te kryeministri. Komisioni është i ndaluar me votën kundër të PS, ajo i ndaloi hetimet, ne do i publikojnë provat dhe do jenë në dorë të SPAK”, tha Tabaku

Teksa ka përmendur emrat e dëshmitarëve të thirrur në komision, Tabaku theksoi se ka kërkuar që të ndërpritet financimi për inceneratarot pas arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka.

“Opozita ka propozuar 20 dëshmitarë Rama, Ëngjël Agaçi, Koka, Ahmetaj, Gjiknuri, Blendi Klosi, Qazim Sejdini, Veliaj, Armando Subashi. Drejhtori i agjencisë kombëtare për mjedisin, 3 kryetarë qarqesh. Shkëlqim Cani. Kryetari i KLSH dhe ekipi që ka bërë auditimin. Po ashtu edhe një grup  gazetarësh, janë disa gazetarë që do dëshmojnë. Tashmë flasim për korrupsion të provuar sepse arrestimi i një ministri dhe aprovimi i akuzave i ka vendosur vulën kësaj si vepër korruptive penale e nivelit të lartë. Ditën kur u arrestua Koka unë kam kam kërkuar të ndalohet financimi për të 3 inceneratorët. Ti nuk mundesh të paguash një skenë krimi.  Kontratat janë të vetmet që e marrin pagesën në momentin e firmosjes, s’ka asnjë kontratë tjetër dhe kjo është shkelje shumë e madhe. Nëse s’e ndjek me një plan investimi kjo është shkelje e jashtëzakonshme, po të isha punonjëse e thesarit do kisha frikë të hidhja një firmë”. be.k/abcnews.al