Hetimi për 5 tenderat, “arrest shtëpie” për ish-sekretaren e Ministrisë së Drejtësisë

schedule12:03 - 10 Shkurt, 2019

schedule 12:03 - 10 Shkurt, 2019

Gjykata Penale e Tiranës caktoi sot masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha. Gjykata caktoi masën “detyrim paraqitje” për 4 zyrtarë të tjerë. 

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha.

Në seancën me dyert të mbyllura Hoxha nuk ishte e pranishme por u përfaqësua nga avokati i saj, Sokol Hazizaj.

Ishte Prokuroria e Tiranës që ngriti akuza për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera për sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha.

Te njejten mase “arrest shtepie” vendosi gjykata te premten edhe per drejtorin ekonomik ne ministri, Aurel Lamçe dhe specialistin e IT-së, Arlind Alikaj, per te cilet prokuroria kishte kërkuar më herët “arrest me burg”.

Ndersa per 8 nepunes te tjere, pjesë e grupeve të punës apo komisioneve të vlerësimit të ofertave, eshte caktuar masa e sigurise “detyrim paraqitjeje”. I vetmi per te cilin ka nje mase “asrrest ne burg” eshte specialisti i IT Lysien Ali, i cili eshte ende ne kerkim.

 Gjatë viteve 2016-2017, prokuroria ka zbuluar abuzime dhe shkelje me 5 tendera duke shkaktuar një dëm të llogaritur në disa miliona euro buxhetit të shtetit.

Në një nga shkeljet e konstatuara ishte edhe  tenderimi për “Sistemin e monitorimit me kamera të burgut të Lezhës dhe Fushë-Krujës”.

Kontrata ishte nënshkruar në maj 2017 me një vlerë prej gati 100 milionë lekë.

Sipas prokurorisë, operatori ekonomik fitues që ka marrë përsipër 27.5 për qind të shërbimeve, nuk plotëson kriterin për kapacitetin e gjendjes financiare sepse nuk ka paraqitur asnjë dokument për të vërtetuar këtë kriter. Shkelje gjithashtu janë gjetur edhe në tenderat e mbikëqyrjes elektronike, mirëmbajtjen e regjistrit noterial dhe atë përmbarimor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!