Read More…

"/>

Hetimi parlamentar për çështjen Tahiri/Dy javë kohë për kërkesën e PD 

schedule14:34 - 19 Shkurt, 2018

schedule 14:34 - 19 Shkurt, 2018

Edhe janë edhe nuk janë dakord me kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e një Komisioni hetimor Parlamentar për çështjen Tahiri.

Taulant Balla: “Kërkesa e tyre në vendim ka tre kërkesa hetimore, jo një”.

Kjo është edhe arsyeja që Partia Socialiste kërkoi një tjetër mbledhje të konferencës së kryetarëve, ku projektvendimit t’i bëhen disa riformulime në disa prej pikave. Në sytë e opozitës kjo është zvarritje.

Edmond Spaho: “Për fat të keq, nuk u arrit të merrej vendim, për shkak se sipas mendimit tonë mazhoranca po vazhdon me linjën shtyrjes së çështjes, zvarritjes, fitimit të kohës, në mënyrë se sikurse ka ndodhur deri tani të mund të eleminohen provat, të hiqen dëshmitarët”.

Përplasjet që u bënë me dyer të mbyllura u pasqyruan në deklaratat jashtë mbledhjes

Edmond Spaho: “Nuk dhanë ndonjë argument për të treguar apo për të diskutuar nëse ka mospërputhje midis përcaktimeve kushtetuese dhe asaj që kemi paraqitur ne”.

Taulant Balla: “Dëshira jonë ishte t’i ndihmonim, t’i iluminonim pozitivisht depyutetët e PD, për t’i sjellë vendimin në binarët e Kushtetutës”.

Opozita ka kërkuar që të ulet edhe kryeministri Edi Rama në karrigen e atyre që duhet të japin llogari për rolin e qeverisë në çështjen Tahiri dhe ekstradimin e dëshmitarit Nezar Seiti./abcnews.al