Hetimi nga SPAK çoi në arrestimin e prokurorit Sali Hasa dhe 5 zyrtarëve të tjerë, zbardhen detaje të reja

schedule12:28 - 19 Qershor, 2021

schedule 12:28 - 19 Qershor, 2021

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me hetimet ndaj prokurorit të Sarandës, Sali Hasa.

Çështja e gjyqtares Enkelejda Hoxha, po vë në rrjetën e SPAK edhe persona të tjerë te drejtësisë.

Lexo edhe: SPAK “firmos”, arrestohet për korrupsion prokurori i Sarandës Sali Hasa, në pranga dhe 5 të tjerë

Kjo çështje është veçuar, ndërsa SPAK vijoi hetimet të cilat sollën arrestimin e prokurorit të Sarandës Sali Hasa dhe Oficerit të policisë gjyqësore, si edhe të disa zyrtarëve të tjerë.

Ndërkohë Gjykata e Posaçme ka urdhëruar ndalimin e publikimit të çdo  detaji për hetimet e kësaj çështjeje.

Vendimi i gjyqtares Etleva Dedja vjen pasi hetimet janë ende vijim, ku ka dyshime se personazhe të tjerë të drejtësisë mund të jenë të përfshirë në korrupsion.

Kujtojmë se pas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë u caktua masa “arrest në burg”, për prokurorin Sali Hasa.

Gjithashtu masa “arrest në burg” u caktua edhe për oficerin e Policisë Gjyqësore Napolin Hodaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

-Qerim Ruçin, arbitër i ndeshjeve të futbollit, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim.

– Zyrtarin e klubit sportiv SHS “Përmeti”, Bledar Hajredini i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim.

-Julian Zera, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim./abcnews.al/