Hetimet për tërmetin, 9 të arrestuar, shpallet në kërkim pronari një firme

schedule15:25 - 14 Dhjetor, 2019

schedule 15:25 - 14 Dhjetor, 2019

Policia e Shtetit ka njoftuar ditën e sotme se janë lëshuar 17 urdhëra ndalimi, 9 janë ekzekutuar dhe vijon puna për të tjerë të implikuar.

Mes të arrestuarve janë zyrtarë, pronarë, ndërtues e specialistë. Pas një pune 2 javore, në bazë të provave siguruar nga prokuroria, sipas deklaratës së drejtorit të Policisë së Durrësit, Lorenc Shehu, është konstatuar se dëmet kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa respektuar rregullat.

Gazetarja Glidona Daci raporton për abcnews.al se në kërkim është shpallur një pronar firme për të cilin Prokuroria refuzon të japë detaje. Mësohet se ai është larguar jashtë vendit. Prokurori po punon për të ngritur akuzat dhe për të faktuar dyshimet.Gjithashtu Prokuroria njofton se ka proceduar vetëm ata persona për të cilët ka prova të pakundërshuteshme për të gjitha akuzat e ngritura.


Ndër personat e shpallur në kërkim janë:

1- Arben Qato pronar i Vila Palma
2- Dëshira Qato-shefe e urbanistikës në Kavajë (Gruaja e Arben Qatos)
3- Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit
4-Artemis Malko punonjës terreni në Kadastrën e Durrësit
5-Artur Cela, ish-drejtori i INUV
6-Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës
7- Ndërtuesi i banesës së familjes Lala në Kënetë

/abcnews.al