Hetimet ndaj nënkomisarit të Fierit kishin nisur rreth 6 muaj më parë

schedule14:12 - 10 Dhjetor, 2017

schedule 14:12 - 10 Dhjetor, 2017

Prokuroria e Krimeve të Rënda, kishte nisur hetimet rreth 6 muaj më parë për nënkomisarin e Policisë së Fierit, Festim Lelaj, i cili dyshohet se ka transportuar dy ngarkesa me drogë drej brigjeve italiane, gjatë viteve, 2014 e 2017. Në të njëjtën kohë edhe pasuria e familjarëve të oficerit të prangosur do të kalojë në sitën e organit të akuzës.

Prej gjysëm viti çdo lëvizje dhe fjalë e nënkomisarit Festim Lelajt dhe pjestarëve të tjerë të grupit të dyshuar për trafikimin e 2.5 tonëve kanabis ka qenë e survejuar. Disa ditë pas prangosjes së nënkomisarit të Policisë së Fierit, Festim Lelaj, bashkë me 4 persona të tjerë, Prokuroria e Krimeve të Rënda thekson për ABC News se, grupi kriminal ishte nën survejim prej më shumë se 6 muajsh.

Sipas organit të akuzës, efektivi Lelaj, dyshohet se në vitin 2014 në atë kohë shërbente në Pikën e Kalimit Kufitar të Vlorës, kishte kaluar në bashkëpunim edhe me shtetasit Aurel Laze dhe Skënder Siqeca rreth 350 kg kanabis nga porti i Vlorës drejt atij të Brindisit.
Ky fakt doli gjatë hetimeve proaktive, ku Festim Lelaj kishte rolin e organizatorit në të dy rastet e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike thekson prokuroria.

Pavarësisht se janë dy raste të ndyrshme, transporitit të drogës drejt burgjeve Italiane si, në kohë ashtu edhe persona të tjerë të përfshirë, prokurori i çështjes, Dritan Prençi ka urdhëruar nisjen e hetimit pasuror për nënkomisarin e Policisë së Fierit, Festim Lalaj. Gjithashtu, kontrollit nuk do ti shpëtojnë as familjarët e 42-vjeçarit dhe personat që kanë lidhje gjaku me të. Shkresa do iu dërgohet nga prokuroria të gjitha bankave të nivelit të dytë, e në të njëjtën kohë edhe Drejtorisë së Hipotekave dhe Tatimeve.

I njëjtim hetim po zhvillohet edhe për 2 policët e pikes së kalimit kufitar të Durrësit, Gëzim Dervishi dhe Agron Kapllani. Ndërsa në pranga kanë rënë edhe një doganier së bashku me ndihmësin e tij.

Hetuesit arritën ne përfundimin se nënkomisari i Policisë së Fierit kishte rolin e drejtuesit në grupin që trafikoi 2.5 tonë kanabis në janar të këtij viti nga Porti i Durrësit në Ankona. Ngarkesa me drogë do të dërgohej drejt Gjermanisë, ndërsa kaminoni me lëndë narkotike ishte vulosur në Portin e Durrësit si mall transit, për tu mos u kontrolluar më tutje në portet Italiane. Drejtuesi i kamionit, Dhimo Koraj, progos nga autoritetet Italiane ndërsa automjeti ishte në pronësi të Demo Progonatit edhe ky i prangosur në vendin tonë disa kohë më parë./abcnews.al