Policia vijon hetimet për banesat e shembura nga tërmti i 26 nëntorit. Gazetari Andi Qosja bën me dije për abcnews.al se vijojnë kontrollet për gjetjen e personave të shpallur në kërkim.
Uniformat blu janë duke kryer kontrolle në Tiranë edhe rrethinat përreth Durrësit.
Nderkohë priten të tjera arrestime, pasi grupi i posaçëm vijon veprimet proceduriale për gumbulimin e provave për persona të tjerë pergjegjës.
Po ashtu po kryehen hetime dhe për dekonspirim të mundshëm.
Grupet e hetimit për tërmetit kanë firmosur 17 urdhër arreste për persona të dyshuar se me veprimet ose mosveprimet e tyre kanë ndikuar në rritjen e numrit të të vdekurve nga tërmeti i 26 nëntorit. Mes të arrestuarve janë zyrtarë dhe ish-zyrtarë.
Të dndaluar janë :
Ahmet Doda, drejtori i Konvaleshencës
Kujtim Hasa, nëndrejtori i Konvaleshencës
Arben Isaku, nendrejtor i Kadastrës dhe ish drejtor i ALUIZN-it
Arben Qato, kolaudator dhe pronar i ”Palma”
Dëshira Qato, bashkëpronare te ‘Palma” dhe ish drejtuese e urbanistikës në bashkinë Kavajë
Artur Terziu, pronar i Baron’s i cili ka prishur kolonat te pallati i para viteve ’90 te lagjja 6 ku humbën jetën 2 gra,
Aldo Dekavelli, zyrtar në Kadastër
Flamur Gjuzi ish drejtor i Aluiznit nuk është kapur ende.
Artur Çela, ish drejtues i INUK
Ruzhdi Xheka, pronar i Mira Mare Hotel
/abcnews.al