Herrera: E dominuam Cityn për 70 minuta, arbitri ofendoi Leandro Paredesin

schedule08:35 - 5 Maj, 2021

schedule 08:35 - 5 Maj, 2021

PSG nuk ja doli t’i bëjë ballë Manchester Cityt mbrëmjen e djeshme dhe u largua e eliminuar nga Anglia, pas shifrave 2-0 në “Etihad Stadium”.

Pas ndeshjes për mediet foli mesfushori i PSG, Ander Herrera, që përveç një mini-analize kishte diçka edhe për gjyqtarin e ndeshjes, Bjorn Kuipers. Të njëjtat pretendime pas ndeshjes kishte e edhe Marco Verratti.

“Ishim ekipi më i mirë për 70 minuta. Sulmuam, krijuam probleme ndaj një ekipi që luan shumë mirë me topin. Mund të largohemi me kokën lart. Sigurisht që jemi të trishtuar. Nuk është e lehtë për të ardhur deri në gjysmëfinale.

Nuk duhet të ndryshojmë atë që bëmë sot. Ne luajtëm mirë dhe bëmë gjithçka. Gjithmonë ka gjëra për të përmirësuar. Ne gjithmonë flasim për respekt me arbitrat. Arbitri i tha “pirdhu” Leandro Paredesit. Nëse e themi atë ne pezullohemi me tre ose katër ndeshje”, u shpreh Herrera. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!