“Heronj të cdo kohe”, infermierët që humbën jetën nga koronavirusi në Shqipëri

schedule23:02 - 3 Mars, 2021

schedule 23:02 - 3 Mars, 2021

Janë disa mjekët dhe infermierët që kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19, por edhe aksidenteve në pak muaj në vend. Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë kujton disa nga bluzat e bardha.

“Me hidherim kujtojme koleget qe kane humbur jeten ne pak muaj gjate ushtrimit te profesionit ne sherbimit ndaj komunitetit. Infermieret jane te pazevendesueshem dhe heronj te cdo kohe.

Adelina Rizvani-Materniteti i Spitalit Rajonal Sarande – aksident gjate orarit te punes me ambulance

Pellumb Maletaj-Spitali Universitar i Traumes – Covid-19

Enver Maloku-Qendra Spitalore Universitare Nene Tereza Tirane – Covid-19

Fran Keshteja-Spitali Rajona Shkoder – Covid-19

Klement Basha-Spitali Rajonal Fier – Aksident gjate orarit te punes me ambulance

Nerim Vaçi-Burgu i sigurise Burrel – Covid-19

Lindita Peshku-Qendra Shendetesore nr 1 Tirane – Covid-19

Erjola Çoku Qendra Shendetesore Divjake – Nga nje sëmundje” shkruan Shoqata e Infermiereve te Shqiperise./ db/ Abcnews.al