“Hero i Kosovës”, nderohet familja Jashari/ Presidentja Osmani dekreton familjarin e Adem Jasharit

schedule17:16 - 18 Shkurt, 2025

schedule 17:16 - 18 Shkurt, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka ndarë i ka ndarë titullin ‘‘Hero i Kosovës’’, Shaban Jasharit, kryefamiljarit të familjes të komandantit legjendar Adem Jashari.

Në emër të familjes dekoratën e pranoi, Bekim Jashari.

Osmani, në një ceremoni të veçantë për nder të shtatëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, thekoi se familja Jashari është themeli i lirisë së Kosovës.

“Nga plumbi i parë e deri tek qëndresa heroike e marsit 1998, Jasharët nuk u thyen asnjëherë, nuk u zmbrapsën asnjëherë, ata në fakt përqafuan pavdekësinë”.

Në këtë ceremoni morri pjesë edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili ka thënë se Kosova e pavarur është një realitet që s’kthehet asnjë herë më prapa.

Presidentja Vjosa Osmani, ndau dekorata presidenciale, për personalitete të shquara vendore dhe ndërkombëtare që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!