Herbalisti shqiptar që bën mrekulli, zbulon “sekretet” për të përmirësuar shëndetin: Nga speci djegës te ferrat

schedule09:16 - 21 Dhjetor, 2023

schedule 09:16 - 21 Dhjetor, 2023

Irfan Gjeçi është herbalisti dhe mjeku popullor, që bën mrekulli me kurat e tij për shëndetin. Ai ka treguar në emisionin “ABC e Mëngjesit” se këto “sekrete”, i ka trashëguar nga babai i tij.

Irfan zbuloi se aktualisht ndodhemi në periudhën që njerëzit preken më shumë nga parainfarktet dhe një ndër zgjedhjet është çaji i specit të kuq djegës.

“Jemi në muajin e zemrës dhe dhjetor, janar, shkurt ndodhin më shumë parainfarkte. Stina e dimrit ngurtëson enët e gjakut dhe duhet të kemi kujdes.

Çaji i specit të kuq djegës shëron shumë sëmundje, përfshirë këtu dhe sëmundjet e zemrës. Përdorimi siç është i bluar, mund të bëhet dhe në një formë tjetër, të merret, të ziehet dhe të kullohet mirë, edhe më pas të pihet dhe nga personat që vuajnë nga koliti”, tha ndër të tjera mjeku popullor për mrekullitë e specit djegës.

Më tej, ai u ndal dhe te shembuj të tjerë të kombinimeve me produkte natyrore, të cilat kanë përmirësuar shëndetin e shumë personave, që kanë kërkuar ndihmën e tij.

“Më ka ndodhur me një zonjë të moshuar që me merr dhe më thotë kam një muaj me diarre dhe kam pirë shumë ilaçe po nuk më ka kaluar. I thash ku jeton? Te Ministria e Jashtme. A është akoma ajo zona me ferra aty, e pyeta. Dërgo një person atje te ajo zona me ferra të mbledhi disa dhe piji. Kështu bëri dhe i kaloj. Prandaj, po ta keni vënë re personat që jetojnë në fshat nuk kanë të tilla probleme”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!