Herald Marku hedh të zezën mbi të bardhë, Daja merr dhuratën e dytë

schedule12:44 - 17 Qershor, 2021

schedule 12:44 - 17 Qershor, 2021

Herald Marku është zyrtarisht i Partizanit. Mesfushori ka nënshkruar për dy vite dhe për të është një rikthim në shtëpi, pasi ka qenë pjesë e të kuqve me moshat.

“FK Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Herald Markun. Mesfushori 25 vjeçar ka nënshkruar sot një kontratë dy vjeçare me të kuqtë.

Marku një produkt i Akademisë së kuqe rikthehet te Partizani pas një sezoni shumë pozitiv te ekipi Vllaznisë dhe do të mbaj fanellën me Nr. 7

Marku menjëherë ka udhëtuar drejt Ohrit, vend në të cilin ekipi po vijon përgatitjet”, shkruhet në njoftimin e Partizanit.

Marku më parë ka luajtur me Tërbunin në Superiore, për të kaluar më pas për pak kohë në Gjermani. Kastrioti dhe Vllaznia ishin stacionet e radhës për mesfushorin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!