Pas një gare shumë të fortë deri në ndeshjen e fundit, Teuta arriti të fitojë titullin kampion në vendin tonë dhe të rikthehet në majë të futbollit shqiptar pas plot 27 vitesh.
Emocionet, konkurrenca dhe rivaliteti ishte aq i madh, sa ekipet kundërshtare zgjodhën të mos e urojnë Teutën, ndryshe nga ç’kanë bërë me kampionët e viteve të shkuara. Këtë e ka vënë një nga liderët e Teutës, Emiljano Vila.
Mesfushori përmes një postimi në Instagram, ka kritika të ashpra për mungesën e urimit nga rivalët dhe i bën përshtypje negative ky fakt. Në një kontroll të shpejtë asnjëri nga 5 ekipet e renditura në pjesën e sipërme të renditjes nuk ka uruar durrsakët për titullin.
“Hera e parë që një ekip, që fiton kampionatin nuk urohet dhe nuk përgëzohet nga pothuajse shumica. Dhe për me tepër Teuta, që e ka merituar 100% këtë trofe sepse ka qenë ekipi që ka luajtur 36 javë e vetme dhe pa asnjë mbështetje, përveç djersës së gjithë lojtarëve.
Ka pasur momente që ne na janë mohuar penallti dhe ne kurrë nuk e kemi bërë problem, përkundrazi jemi rikthyer më të fortë. Por një gjë e kam kuptuar. Ne shqiptarët e kemi të vështirë t’i japim dorën fituesve”, shkruan Vila. /abcnews.al


