Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Heqje e kufirit me Kosovën, Rama: Pengesat përkthehen në miliona euro humbje

schedule13:10 - 10 Nëntor, 2019

schedule 13:10 - 10 Nëntor, 2019

“E konsideroj të veçantë se kufrii mes Kosovës të zhduket dhe kjo ka dakordësinë edhe të palëve të tjera”.kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Ohër. Sipas tij barrikadat dhe pengesat nuk sjellin gjë tjetër veçse humbje në miliona euro.

“Të lëvizin kur të duan se pengesat përkthehen në kosto muilina euro që ne humbim nga ky lloj barrikadimi që u ka dalë koha dhe funksioni. Kush flet për Shqipëri të madhe, kur unë flas për heqje kufiri mes Shqipërisë e Kosovës tani duhet të heshtë unë nuk jam një mini serb dhe as shqiptar i madh”.

Sipas Ramës kjo i shërben përfitimeve ekonomike të vendeve të  rajonit që mallrat të mos kalben në kufi.



“Produktet bujqësore pse duhet të kalben në kufi me Maqedoninë  apo Serbinë  e Bosnjën  siç kalben  në kufi me Kosovën, se në rastin konkret janë këto barriera që na pengojnë dhe mos me thotë kush që kalbja e produkteve në kufi është rezultat i mungesës së vullnetit. Duhet të presin disa javë.

Po turistët pse të marrin 6 palë viza për të vizituar rajonin mjafton të hyjnë në një pikë dhe të vizitojnë rajonin. Të gjitha këto janë përfitim ekonomik”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!