Heqja e shkrimeve cirilike në Veri/ Ibishi: Veprime të papërgjegjshme për nxitjen e tensioneve të reja

schedule16:32 - 18 Mars, 2024

schedule 16:32 - 18 Mars, 2024

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi i ka konsideruar heqjen e shkrimeve në alfabetin cirilik në tabelat e rrugëve në veri si veprime të papërgjegjshme për nxitjen e tensioneve të reja.

Në një një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, ai ka thënë se për këtë çështje mund të gjendet një zgjidhje pasi të diskutohet me komunitetin.

“Kemi në të gjithë territorin e Kosovës shenja mes dy gjuhëve shqipe dhe serbe, edhe normale ato nuk mund të ishin arsye që të ngjyroseshin në vendet ku shkruheshin në gjuhën shqipe dhe të mbeteshin në gjuhën serbe. Mendoj që po veprohet nga njerëz të papërgjegjshëm.

Mendoj që është mirë që kjo çështje të diskutohet me komunitetin dhe çështja e renditjes të vendoset lart në vendet ku ka me shumicë komunitetin serb dhe poshtë shqip, por këto janë të rregulluara dhe me udhëzime administrative që duhen respektuar. Mendoj që ndoshta vetë reagimi nuk është si dukuri, është rast i veçuar”.

Më  tej, Ibishi ka deklaruar se presidentja Vjosa Osmani është e vetmja që do të normalizojë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, pasi ndryshe nga kryeministri Albin Kurti, që i ka më të ngurta raportet, ajo kërkon bashkëpunim.

“Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm me raportet tona me partnerët tonë strategjik, në radhë të parë me SHBA, të cilët janë partnerët tanë kryesorë në lirinë e Kosovës dhe në sigurinë jo vetëm të Kosovës, por dhe të Ballkanit dhe të Europës. Mendoj që në këtë drejtim duhet të jenë të kujdesshëm, sidomos në zbatim të një mase që prek ndjeshëm të ardhurat e qytetarëve, qoftë ndihmave për kategoritë sociale, apo ata që marrin nga arsimi paralel apo shëndetësia. Për këtë arsye them që ky është një lajm i mirë, pasi dhe presidentja ka ndikuar në këtë raport të ngurtë me kryeministrin dhe tani në këtë rast me partnerin tanë strategjik, SHBA”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!