Heqja e pjesshme e taksës ndaj Serbisë, SHBA tregon “dhëmbët”: Kurti dha një zgjidhje kreative

schedule09:31 - 28 Shkurt, 2020

schedule 09:31 - 28 Shkurt, 2020

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri të ditur se do të heqë tarifën për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Në një lidhje me “ABC e Mëngjesit” analisti Albinot Maloku ka komentuar vendimin e kryeministrit të Kosovës për heqjen e pjesshme të taksës. Ai u shpreh se ka pasur një agresion të fuqishëm kundërshtues ndaj Kurtit.

“Përqasja e Kurtit ishte e shkëlqyeshme. Pati një presion të fuqishëm për heqjen e taksës. Kurti dha një zgjidhje kreative. Serbia nuk do të ndalojë agresionin ndaj Kosovës, taksa erdhi si pasojë e rrethanave, jo si pasojë e të menduarit mirë përsa i përket ekonomisë”, u shpreh Maloku.

Kurti nuk e ka pasur taksën si aspiratë politike. Vendimi pro apo kundër është mirëfilli politik, pse i bëjmë gjërat përgjysëm?

Maloku: Kurti ka bërë një kërkesë reciprociteteti. Taksa e përfundoi misioni e saj. Ka pasur një presion të fuqishëm nga ndërkombëtarët pa marrë në konsideratë veprimet e Serbisë. Në dukje është gjysmake, por ka afate.

E heq taksën si i kërcënuar?

Maloku: Kemi pasur edhe një agresion të brendshëm për të qëndruar taksa. Veseli në fillim të vendosjes së taksës u prezantua si ideatori, por pas shumë presioneve nga ndërkombëtarët, u tërhoq. Duhet të kemi një qasje konkrete, momenti i gjetjes së formës për të dalë nga taksa duke ruajtur edhe simpatitë e njerëzvë që kanë për taksën, nuk gjej mashtrim nga Kurti për këtë rast. Është prova e parë e kthimit të respektit me ndërkombëtarët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!