Një egjiptian është arrestuar në Arabinë Saudite pasi hëngri mëngjes sëbashku me një femër. Në Twitter u bë virale videoja në të cilën ai po hante sëbashku me një grua të mbuluar.
Në pamjet e publikuara, egjiptiani dhe gruaja arabe bëjnë shaka me njëri-tjetrin, por ajo që shkaktoi më shumë zemërim ishte se femra ushqente mashkullin. Shumë sauditë i kritikuan të dy pjesëmarrësit në video dhe përveç kësaj thanë se për rastin duhet të dënohet edhe femra.
Kjo është paligjshme në Arabinë Saudite, në vendet e punës apo restorante si McDonald’s dhe Sturbucks ku familjarët dhe beqarët duhet të ulen në zona të ndryshme. Ndërkohë, femrat beqare duhet të rrinë ndarë nga meshkujt në vende të tilla.
Ato nuk lejohen të kryejnë shumicën e aktiviteteteve nëse nuk janë të shoqëruar nga një mashkull, zakonisht babai, burri, apo vëllai ose djali./abcnews.al