Helmohen 13 punonjëse të një fasonerie në Durrës

schedule13:22 - 26 Maj, 2018

schedule 13:22 - 26 Maj, 2018

Rreth 13 punonjëse të një fasonerie në Shkozet të Durrësit kanë përfunduar në urgjencë. Mësohet se gratë janë ndjerë keq duke kaluar në gjendje të fikëti dhe kanë shfaqur shenja helmimi.Ata ndodhen të shtruara në repartin e urgjencë dhe janë në kujdesin e mjekëve. Njëra prej tyre, e cila ndodhej në gjendje më të rënduar shëndetësore është dërguar me urgjencë në Tiranë.

Gratë e prekura nga kjo gjendje tregojnë se nuk kishin konsumuar asgjë, dhe se gjithçka ndodhi parapritur teksa po punonin. Në rrobaqepësi punojnë afro 120 gra. Por nga kjo gjendje është prekur vetëm një repart.

Ende nuk dihen shkaqet, por mjekët dyshojnë se kanë të bëjnë me intosikacion nga gazi. Pavarësisht dyshimeve të para ata mbeten në pritje të rezultatit të analizave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!