Helmim masiv nga ushqimi në restorantet McDonald’s në SHBA, një i vdekur dhe rreth 50 persona në spital

schedule11:52 - 23 Tetor, 2024

schedule 11:52 - 23 Tetor, 2024

Të paktën një person ka vdekur dhe rreth pesëdhjetë janë helmuar me Escherichia coli në restorantet e McDonald’s në dhjetë shtete të SHBA-së, njoftoi Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), raporton CNN.

Një fëmijë me sindromën uremike hemolitike, një komplikacion i rëndë mjekësor që mund të zhvillohet nga një infeksion me bakterin Escherichia coli, është në mesin e dhjetë personave që u mbajtën për trajtim në spital.

Shumica e të helmuarve janë në Kolorado dhe Nebraska.

Hetimi për rastin është në vijim, ndërsa të dhënat paraprake tregojnë se burimi i helmimit ka qenë qepa e prerë në feta që e përdorën për hamburger.

McDonald’s ka ndaluar përdorimin e qepëve si dhe shitjen e hamburgerëve në disa shtete, ndërkohë që hetimi vazhdon.

Në një deklaratë, McDonald’s deklaroi se rezultatet e hetimit për shkakun e helmimit tregojnë se shkak ishin qepët që ishin blerë nga një prodhues që furnizonte tre qendra shpërndarjeje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!