Helidon Haliti: Covid 19, është një lojë maska te goja, nuk pengon artin, ti ruhemi asaj tek sytë

schedule16:18 - 17 Qershor, 2020

schedule 16:18 - 17 Qershor, 2020

Me maska dhe distancim social, artist dhe vizitorë u bashkuan në muzeun Historik Kombëtar për të shijuar ekpozitën e vizart.

Organizatori dhe kuratori i ekspozitës, Helidon  Haliti, pranon se kjo ekspozitë do të mbahet mend gjatë, pasi dikur nuk i njihje njerëzit nga mjekra, ndërsa tani nga maska, pasi si artiste dhe vizitorë iu nënshtruan lojës së Covid-it

E  vetmja gjë është se nuk po e njoh dot, por jam i bindur se ka qenë edhe në ekspozita të tjera . Maska nuk ndalon të shikosh pikturën, sepse është te goja. Maskës së syve duhet t’i ruhemi fort”, është shprehur artisti.   

Artisti ndër të tjera thotë se të gjithë i jemi nënshtruar lojës së Covid.

“Një organizim shumë i mirë, duke respektuar  distancimin social, të gjithë me maska, ku u bëmë lojë  e Covid 19. E cilësoni lojë pse?  Gjithcka është  një lojë e madhe. Më kujtohet një film. ku të gjithë miliarderët e botës ziheshin me njëri-tjetrin, që t’i merrnin lekët e  të vrafërve dhe t’ia jepnin të psurve , ai i sheh me habi edhe thote është thjesht një lojë”, tha Haliti.

80 vite  histori e vizatimit shqiptar, bëhet bashkë në një sallë të Muzeut Historik Kombëtar. Magjia e portreteve , kompozimeve dhe nudove  krijuar nga Guri Madhi, Danish  Jukniu , Ismail  Lulani, Skender Kamberi, Gazmend Leka  apo kjo   nudo e  krijuar  nga Edi Hila, ndërthurur me krijimet e guximshme të fillim viteve 90 të  Arben Bajos,  Ardian Isufit,  apo Mikel Temos.

Krahas vizatimeve , në sallën kryesore  prezantohen edhe  krijimet në akuarel nga mjeshtrat botërorë dhe shqiptar

“Ky është koleksoini i vizarti, ku simbolikisht  kjo kullë pasqyron 4 vitet e ekzistencës së saj, por ky aktivitet do të vazhdoi në përjetësi”, ka thënë ai.

Vizitorët , thonë se u kanë munguar aktivitetet kulturore shumë.

“Them se janë kujtime më shumë se çështë bërë më pas. Sigurisht që na kanë munguar”.

Ekspozita do të qëndroj e hapur deri me 26 qershor në dy sallat e Muzeut Historik Kombëtar./abcnews.al