Heidi Lushtaku ka qenë një ndër personazhet më të komentuar të showbizit shqiptar së fundmi, për shkak të ndarjes nga boksieri Robin Krasniqi.
Modelja, e cila jeton dhe vepron në Zvicër, para disa muajsh konfirmoi zërat se i ka dhënë fund marrëdhënies 4-vjeçare me boksierin, përmes një shkrimi të gjatë në Instagram, ku sqaronte se i kishin ndarë rrugët mes tyre në mënyrë paqësore.
Por së fundmi, modelja ka ‘rrëmbyer’ sërish vëmendjen, pas publikimit të një fotoje teksa pozon me reçipeta në shtrat, ku si gjithmonë shfaqet shumë provokuese.
Para disa ditësh, modelja u komentua dhe për raportin me aktorin me famë botërore, Sylvester Stallone, pasi publikoi një foto ku shihej nën shoqërinë e tij në një jaht. Në një intervistë televizive, modelja hodhi posjtë spekulimet, duke thënë se me aktorin nuk mund të kishtë asgjë tjetër, përveç se një marrëdhënie pune. /abcnews.al