Hedhja e mbeturinave në rrugë/Bashkia e Tiranës gjobit ndotësit e ambientit

schedule13:39 - 3 Shkurt, 2018

schedule 13:39 - 3 Shkurt, 2018

Bashkia e Tiranës vazhdon  të gjobisë të gjithë subjektet private apo qytetarët që hedhin mbeturinat në hapësirat publike.  Ky aksion shtrihet në të gjitha rrugët kryesore e dytësore të kryeqytetit.

Pavarësisht paralajmërimeve subjektet tregtare vazhdojnë të lënë mbeturinat në hapësirat publike.

Këto foto janë shkrepur nga inspektorët e agjencisë për mbrojtjen e konsumatorit të cilët janë çdo ditë në terren për të ndëshkuar ndotësit e ambientit.

Gjoba minimale e vendosur  është dy mijë lekë të reja.  Paketa e penaliteteve që është mitratur nga këshilli bashkiak përmba 7 masa shtrënguese për të gjithë ata individë apo biznese të ndryshme që zaptojnë, dëmtojnë apo ndotin pronën e përbashkët.Ato fillojnë nga 5 mijë pë rata që hedhin mbeturinat në rrugë e deri në 5 milion lekë për kryerjen e punimeve dhe ndërtimeve pa leje.

Lufta kundër zhulit që shpalli kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj do të jetë afatgjatë./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!