Hazard, sërish me probleme muskulore

schedule11:53 - 30 Nëntor, 2021

schedule 11:53 - 30 Nëntor, 2021

Në seancën e fundit stërvitore para Real Madrid – Athletic Club, Eden Hazard vazhdon të jetë një pikëpyetje shumë serioze për të qenë pjesë e skuadrës.

Në fakt, belgu, i cili vuante nga gastroenteriti ditët e fundit, vuan edhe nga shqetësimet soleus që e kanë penguar të punojë me grupin deri më sot.

Këtë të martë, në Valdebebas , ai është stërvitur me pjesën tjetër të shokëve të tij, por mbetet për t’u parë nëse do të jetë pjesë e grupit apo jo.

Ndryshe, do të ishte ndeshja e katërt që belgu do të humbiste pasi u rikthye në skuadër. r.t/abcnews.al