Hazard drejt largimit nga Reali, Ancelotti u jep fund dilemave

schedule14:25 - 22 Janar, 2022

schedule 14:25 - 22 Janar, 2022

Eden Hazard nuk po kalon një moment të mirë në La Liga me skuadrën e Real Madrid. Belgu nuk është pjesë e formacionit titullarë, dhe kjo ka bërë që lojtari të mendojë edhe largimin nga madrilenët.

Hazard në festën e Superkupës së Spanjës nuk ishte i lumtur, dhe kjo bëri që shumë zëra ta lidhnin belgun me një largim nga “Santiago Bernabeu”.

Dëmtimet e kanë penalizuar Hazard, por trajneri Carlo Ancelotti ka ndryshuar mendim për të. Nëse më parë deklaronte se sulmuesi është i lirë të largohet, tani shprehet ndryshe.

“Hazard është në planet tona për sezonin e ardhshëm, këtë mund t’ua konfirmoj”, është shprehur trajneri italian i Real Madrid.

/f.a/abcnews.al