Hauge në avion për në Milano: Sfidë që duhet ta pranoja

schedule10:38 - 29 Shtator, 2020

schedule 10:38 - 29 Shtator, 2020

Jens Petter Hauge do të jetë lojtari i ri i Milanit. Mesfushori anësor ka fluturuar drejt qytetit të modës në Itali dhe normalisht falënderon klubin norvegjez të Bogo/Glimt që nuk u bë pengesë për asnjë moment.

“Qartësisht bëhet fjalë për një klub të madh. Meqenëse gjithçka ndodhi dhe u realitet ditët e fundit, natyrisht është diçka e madhe. Ndjej se mund të kërkoj një vend në formacionin e Milanit. Është emocionuese të shoh çfarë do të më sjellin ditët në vijim.

Shpresoj ta bëjë të ndodhë e gjitha tani. Ishte vendimi më i mirë për të gjitha palët e përfshira. Ishte një hap që ndjeva që duhet ta merrja. Duhet të falënderoj Bodo/Glimt për bashkëpunimin që kemi pasur këto ditë.

Kam qenë në bisedime dhe normalisht do shkoj atje dhe të flas sicc duhet me drejtuesit. Sot do të udhëtoj drejt Milanos dhe më pas do të kaloj testet. Do jetë emocionuese të shoh se çfarë do të ndodhë më pas”, tha Hauge për TV2 në Norvegji. /abcnews.al