Harta e re gjyqësore, përçarje mes avokatëve. Vishaj kundërshton bojkotin: Vendimin ta çojmë në Kushtetuese

schedule11:28 - 15 Qershor, 2022

schedule 11:28 - 15 Qershor, 2022

Teksa avokatët në Shqipëri kanë hyrë në ditën e dytë të bojkotit të seancave gjyqësore, duke kundërshtuar hartën e re të ndarjes së Gjykatave, ka pasur edhe nga ata që kanë dalë kundër bojkotit.

Avokati Sajmir Vishaj shprehet kundër hartës së re gjyqësore, por nuk mendon se bojkoti i seancave gjyqësore i jep zgjidhje problemit.

Vishaj shton se vendimi duhet ankimuar në Gjykatën Kushtetuese dhe shprehet kundër deklaratës së kryetarit të Dhomës së Avokatisë që ka paralajmëruar heqje të licensës për avokatët që do të thyejnë bojkotin.

Ministria e Drejtësisë ka dhënë dakordësinë për hartën e re ku nga 22 gjykata të shkallës së parë bëhen 13 dhe nga 6 Apele bëhet 1. Brenda pak ditësh, kjo hartë do të shkojë në qeveri për miratim. 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Ky ishte përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend pas muajsh konsultimesh me grupet e interesit.

I vetmi ndryshim nga propozimi i kaluar është shtimi i një gjykate të shkallës së parë në Sarandë që me propozimin e kaluar ishte hequr. KLGJ ka miratuar draftin i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokurorisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Financave. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat e shkallës së parë në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!