Harta e re Gjyqësore, Manja: Të garantojë aksesin në drejtësi, uljen e kostos dhe cilësi

schedule18:42 - 16 Tetor, 2021

schedule 18:42 - 16 Tetor, 2021

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është takuar ditën e sotme me kryetaren e KLGJ Naureda Llagami dhe anëtarin e këtij këshilli Maksim Qoku. Manja shprehet se kanë diskutuar për dakordësinë për një propozim të përbashkët të hartës së re Gjyqësore që do të konsultohet më pas edhe me institucionet e tjera të drejtësisë Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Prokurorinë e Përgjithshme si dhe Ministrinë e Financave. Ai thekson se harta e re duhet të adresojë garantimin e aksesit në drejtësi, uljen e kostove dhe rritjen e cilësisë.

Statusi i Ulsi Manjas

Me Kryetaren dhe Zv/Kryetarin e KLGJ-së, znj. Naureda Llagami dhe z. Maksim Qoku, na ka bërë bashkë diskutimi mbi draftin e Hartës së Re Gjyqësore.

Diskutimet konstruktive mes Ministrisë së Drejtësisë dhe KLGJ-së për të dakordësuar një propozim të përbashkët të Hartës së Re Gjyqësore, e më pas konsultimin me Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Prokurorinë e Përgjithshme, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe grupet e interesit në përputhje me kriteret e përcaktuara në ligjin nr. 98/2016 janë të hapura për të adresuar çdo merak që ka të bëjë me:

a) garantimin e aksesit në drejtësi, që lidhet me afërsinë e individit në marrjen e shërbimeve gjyqësore;

b) uljen e kostove, me qëllim përdorimin me efektshmëri të burimeve publike;

c) rritjen e cilësisë dhe përshtatshmërisë së shërbimeve të ofruara.

Pak ditë më parë kryeprokurori Olsian Çela tha në një dalje për mediat se harta e re gjyqësore është urgjente pasi duhet të amortizojë vakancat në sistemin e drejtësisë të cilat do të shtohen akoma më shumë në vazhdim. Ai u shpreh se një masë tjetër që duhet të merret për këtë problem, është edhe aspekti i funksionimit të shkollës së Magjistraturës që viti i tretë të kthehet në stazh profesional. m.v/Abcnews.al