Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis vizitoi javën e kaluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku zhvilloi takime me zyrtarë të lartë amerikanë dhe me presidentin e SHBA-ve Joe Biden.
Sipas medieve greke, Mitsotakis i ka prezantuar presidentit amerikan një hartë, ku i tregon arsyet se pse Greqia është e detyruar të pajiset me avionë ushtarakë F-16 dhe F-35, dhe se pse Turqia nuk duhet të pajiset me këta avionë ushtarakë, pasi sipas Athinës Ankaraja ka shkelur vijat ajrore të vendit.
Duke ditur se çelësi i armatimeve mbahet nga Senati dhe veçanërisht Komiteti i i Marrëdhënieve me Jashtë, i kryesuar nga Senatori i Nju Xhersit, Bob Menendez, kryeministri grek u ka folur atyre për shkeljet turke në qiellin grek sipas tij.
/abcnews.al/