Haradinaj takon Metën: Folën për situatën politike në Kosovë

schedule21:00 - 21 Korrik, 2019

schedule 21:00 - 21 Korrik, 2019

Për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje nga posti i Kryeministrit.

Letrën e dorëheqjes, Haradinaj pritet që të hënën t’ia dorëzojë presidentit Hashim Thaçi.

Mirëpo, gjatë ditës së sotme, Haradinaj është takuar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin kanë diskutuar rreth situatës aktuale politike në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur vet Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Kënaqësi e veçantë të takoj sonte në Prishtinë Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë me vajzën Borën.

Rast i mirë për të këmbyer mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon.

Në proceset që po kalon Kosova, angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar.