Haradinaj nderon dy figura të UÇK-së

schedule20:10 - 9 Maj, 2018

schedule 20:10 - 9 Maj, 2018

E pritur nga Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, Muzeu Historik Kombëtar organizoi përkujtimoren e dy figurave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Major Ilir Konushevci dhe Doktor Hazir Mala. Në fjalën e tij në këtë 20 vjetor të rënies së tyre, kryeministri Haradinaj nderoi rolin e tyre në procesin e lirisë së popullit shqiptar.

Në 20 vjetorin e ndarjes nga jeta të Major Ilir Konushevci dhe Doktor Hazir Malës, figura të nderuara të UÇK-së, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, në pritjen e organizuar në Muzeun Historik Kombëtar të Tiranës, pa mundur të fshehë emocionet tregoi në vetë të parë rolin dhe rëndësinë e atyre që quan “heronj të lirisë së popullit shqiptar”.

Në prani të familjarëve dhe figurave të larta të dy shteteve shqiptare kryeministri Haradinaj theksoi se është historia, ajo e cila do të tregojë vlerat e vërteta të çdo pjese dhe aktori të historisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!